Basketboll
Kobe Brayant do të pushojë 9 muaj
29.01.2015 14:51
LA Lakers ka marrë një tjetër goditje të rëndë. Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta gjatë dy sezoneve të fundit, 16 herë kampionët e NBA-s...

LA Lakers ka marrë një tjetër goditje të rëndë. Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta gjatë dy sezoneve të fundit, 16 herë kampionët e NBA-s duhet të bëjnë edhe pa yllin e tyre, Kobe Bryant.
Brayant, i cili është edhe pikëshënuesi i tretë më i mirë në të gjithë historinë e NBA, pak ditë më parë pësoi një lëndim në shpatull, gjatë sfidës mes Lakersave dhe New Orelans Pelicans dhe si rrjedhojë u detyrua të kryente një ndëryrje kirurgjikale për të lënë pas një shqetësim të tillë.
Operacioni, të cilit iu nënshtrua basketbollisti 36-vjeçar të mërkurën përcaktoi diagnozën se Bryant do t'i duhet të qëndrojë jashtë parketit për 9 muajt e ardhshëm.
Në këtë mënyrë Lakers humbasin lojtarin e tyre më të mirë për pjesën e mbetur të këtij sezoni, pasi Bryant nuk mund të rikthehet në parket përpara Tetorit të ardhshëm. Megjithatë Black Mamba si një kampion i madh që është nuk dëshiron të dorëzohet.
Edhe pse verën e ardhshme Bryant do të mbushë plot 37-vjec skuadra e Los Angeles Lakers këmbëngul se Kobe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga basektbolli i luajtur.
Në një intervistë menjëherë pas operacionit të Bryant, trajneri i ekipit kalifornian Byroon Scoot, deklaroi se 36-vjecari, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të mirë të gjithë historisë së NBA do të rikthehet më i fortë se kurrë sezonin e ardhshëm.
Kobe Bryant ka një kontratë që e lidh me Lakersat deri në përfundim të sezonit 2015-2016.
Aktualisht "Black Mamba" është basketbollisti me moshën më të madhe që paguhet më shumë në NBA. Bryant përfiton plot 25 milionë dollarë në një vit kalendarik.
