Stano, BE nuk do ti vëzhvoj zgjedhjet në veri të Kosovës
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Europian....

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Europian ka shprehur shqetësim lidhur me tensionet në Veri të Kosovës, pas shpalljes së zgjdhjeve të 18 dhjetorit për katër komunat në veri të Kosovës, të cilat po i bojkoton lista serbe.
Zëdhënësi, Peter Stano ka thënë se BE dënon sulmet e dhunshme në veri dhe u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga dhuna dhe aktet provocative, si dhe të përkushtohen për kthimin e menjëhershëm të atmosferës së sigurt.
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të jenë të kujdesshme për t’i shqyrtuar të gjithë faktorët që zgjedhjet e planifikuara në komunat veriore më 18 dhjetor, të mbahen në rrethana qetësie.
Ai njëherit ka thënë se afatet e shkurtra nuk e lejojnë Bashkimin Evropian të dërgojë një mision elektoral me rastin e zgjedhjeve në veri.
“BE-ja ka marrë një ftesë për të vendosur një Mision të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme për kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, të planifikuara më 18 dhjetor 2022 dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit, të planifikuara më 25 dhjetor 2022. Fatkeqësisht, afatet shumë të shkurtra nuk e lejojnë BE-në të dërgojë një mision elektoral me këtë rast. Metodologjia jonë (duke përfshirë vëzhgimin afatgjatë dhe afatshkurtër), parashikon që çdo Mision Vëzhgues i BE-së të vendoset shumë përpara ditës së zgjedhjeve në mënyrë që të mbulojë dhe të jetë në gjendje të ofrojë analiza të hollësishme të gjitha aspektet e procesit zgjedhor në një raport përfundimtar”, ka deklaruar Stano.
Edhe ambasada amerikane në Prishtinë, ka vlerësuar se kushtet e brishta të sigurisë nuk e lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës sipas datës së përcaktuar. Ndërkohë në Mitrovicë të Veriut mbrëm kanë ndodhur dy shpërthime me shok bomba, por policia e Kosovës ka njoftuar se nga shpërthimet nuk ka të lënduar.
