RMV, shënohet dita e shën Klimentit të Ohrit
Besimtarët ortodoks në vend...

Besimtarët ortodoks në vend po shënojnë sot 8 dhjetorin – ditën e shën Klimentit të Ohrit, ipeshkvit të par sllav.
Kjo ditë po shënohet me një sër aktivitetesh përfshi vendosjen e luleve te përmendorja e Shën Klimentit të Ohrit para Bibliotekës Nacionale Universitare në Shkup, nga një delegacion qeveritar dhe i Kuvendit, ndërsa në Kuvend ndahet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”.
Çmimi shtetëror “shën Klimenti i Ohrit” jepet për realizime shumë vjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avansimit të rrethit njerëzor dhe në fushën sociale.
Kisha Ortodokse maqedonase ditën e shën Klimentit e shënoi me një liturgji. Dita e shën Klimentit shënohet edhe në Bullgarinë fqinje. Për herë të parë Maqedonia dhe Bullgaria nderuan zyrtarisht Shën Klimentin e Ohrit. Shefat e diplomacisë, Bujar Osmani dhe Nikolaj Milkov, dje vendosën lule para bibliotekës kombëtare në Shkup.
