Samiti i socialistëve europian, Kovaçevski: BE mos të lejoj bllokada për RMV-në
Bashkimi Europian të mos lejoj bllokime....

Bashkimi Europian të mos lejoj bllokime të reja ndaj Maqedonisë së Veriut dhe të vendosë në bazë të përparimeve që po bën vendi, porosoti BE-në kryeministri Dimitar Kovaçevski në samitin e socialistëve europian në Vjenë.
Sipas kryeministrit integrimi është tanimë edhe çështje sigurie për Europën dhe humbja e kredibilitetit në Ballkan, sipas Kovaçevskit do të nënkuptonte që BE ka humbur rajonin.
“Që Europa të jetë një kontinent i fortë dhe i sigurt, BE-së i nevojitet Ballkan i qetë dhe i integruar. Zgjerimi nuk është më vetëm një proces zgjerimi, por është edhe një çështje gjeostrategjike dhe e sigurisë. BE s’duhet të lejojë bllokada të reja. Pres nga BE të shikojë progresin e vendit tim dhe kontributin që bën dhe të mos lejoj adresim të zeza nga askush në process. Të flasim për kritere dhe përmbushjen e tyre, pasiqë kredibiliteti i BE-së në Ballkan shikohet nëpërmjet shembullit të Maqedonisë së Veriut. Nëse kjo besueshmëri humbet, BE rrezikon të humbasë tërë rajonin.” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski: BE të veprojë ndaj obstrukcionit të opozitës
Kovaçevski kërkoi nga BE që me seriozitet të shikojë edhe obstrukcionet e opozitës të cilat rrezikojnë rrugëtimin europian të vendit dhe të mos lejojë që palë të treta të përfitojnë nga kjo situtaë.
“Është partia e quajtur ‘E Majta’ por ska të bëj asgjë me të majtët, janë të drejtuar kah e djathta. ata janë agjentë të kaosit. Gjëja e vetme që ata po krijojnë është kaosi në shtet dhe rreziku më i madh është se kanë marrë peng edhe VMRO-DPMNE-në.” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Kriza globale sipas Kovaçevskit është shans për përparim dhe krijimin e një standardi më të mirë për qytetarët duke vënë fokusin në zhvillimin e ekonomisë dhe prodhimin e energjisë ripërtëritëse. (Meral Ismaili, TVM2)
