Endi Marej në finalen e Aus Open-it
Tenisti britanik Endi Marej është finalisti I parë në kampionatin e hapur të Australisë, pasiqë në një ndeshje tejet të vështirë dhe të paqartë ariti të mundë çekun Tomash Berdih...

Tenisti britanik Endi Marej është finalisti I parë në kampionatin e hapur të Australisë, pasiqë në një ndeshje tejet të vështirë dhe të paqartë ariti të mundë çekun Tomash Berdih me rezultat 3-1 në sete, 6-7,6-0, 6-3 dhe 7-5.
Endi Marej në finale do të takohet me fituesin nga sfida Novak Xhokoviq-Stanisllav Vavrinka, I cili në program është nesër.
Përndryshe, Tomash Berdih arriti të triumfon në setin e parë pas një sfide të paqartë në taj-brek me rezultat 8-6.
Mirpo, Marej ariti të kthehet në lojë me ç`rast setin e dytë e fitoi në mënyrë briljante me 6-0 në gejme. Berdih në vazhdim nuk u dorëzua, ama skocezi ishte më I kocentruar dhe regjistroi në favor të vetin dy setet e radhës.
Serena Williams, numri 1 i tenisit femëror dhe Maria Sharapova, numri 2, do të përballen në finalen e madhe të Australian Open.
Rusja ishte e para që preu biletën për në finale duke mundur në Road Laver Arena patrioten e saj Ekaterina Makarova në dy sete (6-3 dhe 6-2). Ndeshja zgjati 1 orë e 27 minuta.
Më pas, ishte radha e amerikanes Serena Williams, e cila mundi amerikanen tjetër Madison Keys po në 2 sete (7-6 dhe 6-2), në 1 orë e 24 minuta. Finalja e Australian Open do të luhet ditën e shtunë në orën 9:30.
SAMI ADEMI
