Maqedoni
RMV: Shënohet dita e shën Klimentit të Ohrit
08.12.2022 15:34
Besimtarët ortodoks në vend festuan 8 dhjetorin – ditën e shën Klimentit të Ohrit...

Besimtarët ortodoks në vend festuan 8 dhjetorin – ditën e shën Klimentit të Ohrit, ipeshkvit të parë sllav. Kjo ditë u shënua me një sërë aktivitete. Një delegacion qveritarë vendosi lule tek përmendorja e Shën Klimentit të Ohrit para Bibliotekës Nacionale Universitare në Shkup.
Ndërkohë, kisha Ortodokse maqedonase ditën e shën Klimentit e shënoi me një liturgji.
“Shtëpia e Zotit është vendi ku treten lëkundjet drithëruese të pasigurisë akademike pët atë se kush dhe i kujt është Shën Klimenti. Tentimet që të përvetësohet Shën Klimenti janë më të pakuptimta se sa tentimet e përvetësimit të Diellit”, u shpreh ipeshkiv z. Kliment Heraklejski.
Me rastin e kësaj feste besimtarët ortodoks i uroi edhe kreu shtetëror.
“Të mësuar nga Shën Klimenti i Ohrit për humanizmin, zellin, përkushtimin dhe sinqeritetin, të kontribojmë për një botë më të mirë dhe më të bukur"- thuhet në urimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.
Kreu i kuvendit Talat Xhaferi figurën dhe veprën e Shën Klimentit të Ohrit e kujton si shembull për lidhjen e ngushtë mes misionit shpirtëror dhe atij të arsimimit.
"Figura dhe vepra e Shën Klimentit të Ohrit është shembulli më i mirë për simbiozë mes misionit të shpirtërores dhe arsimit. E kemi për obligim ta ushqejmë këtë trashëgimi", theksoi kreu i kuvendit Talat Xhaferi.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski shfytëzon rastin e festës për të apeluar në ruajten e vlerave që na afrojnë.
"Ashtu siç pati sukses në misionin e tij Shën Klimenti i Ohrit, të gjithë ne e kemi për obligim të kemi sukses në tejkalimin e sfidave, në mënyrë të qetë, me guxim dhe pozitivitet. Me mirëkuptim t'i ruajmë vlerat që na bashkojnë”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Nuk ka munguar as urimi nga kryetari i opozitës maqedonse VMRO-DPMNE.
“Misioni i shkrim-leximit të Shën Klimentit të Ohrit kishte për qëllim t'i kundërvihet asimilimit të gjuhës sonë, kulturës dhe identitetit, me veprën e të cilit duhet të krenohemi”, theksoi kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Në vigjilje të festës kuvendi ndau çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”. Profesorit universitar Afrim Osmani iu nda çmimi për kontributin e tij në fushën e arsimit.
Në sferën e kulturës dhe artit çmimi shkoi për shkrimtarin Vllada Urosheviq dhe fotografistin Ismet Ramiçeviq, ndërsa për fushën e mjeksisë me çmim shtetëror u nderua kardiokirurgu, Sashko Jovev.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
