Maqedoni
ASH: Prezantoi pako ligjesh për ndjekje të korrupsionit
08.12.2022 16:18
Aleanca për Shqiptarët përkrah fuqishëm ardhjen e Amerikanve për të luftuar korrupsionin...

Sipas krëut të ASH-ës,Arben Taravari, vendi ynë është i vogël dhe që të koruptuarit njihen me emër e mbiemër. Taravari tha se korrupsioni duhet luftuar si në gjyqësor,arsim,shëndetësi dhe premtoi se ASH do të bashkëpunoj me të gjithë me qëllim që të korruptuarit të dënohne sipas ligjit. ASH prezantoi edhe paket ligjsh që ky grup i amerikanve të ndjek korrupsionin.
“Aleanca për Shqiptarët do të angazhohet me tërë kapacitetet e saj për të sjellur një pako për shtetin e së drejtës dhe luftë të pakompromistë kundër korrupsionit.Ligj për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.Ligj për Zyrën për Rikuperimin e Pasurive, përgjegjëse për konfiskimin e aseteve kriminale.Një pako legjislative për moralizimin e jetës publike, përfshirë një Ligj për vetingun e integritetit dhe pasurisë së personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, përfshirë në arsimin e lartë dhe në shëndetin terciar, si dhe një Ligj për parandalimin e nepotizmit nga deputetët, ministrat, drejtorët e agjencive shtetërore dhe ndërmarrjeve publike si dhe zyrtarëve të lartë komunal”, u shpreh kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Taravari kujtoj edhe një herë pushtetarët, se reformat duhet të jenë rënjësore dhe jo vetëm në letër si kanë vepruar deri më tani. Ai më tej shtoi se qytetarët e kanë humbur besimin në gjyqësor.
“Tani që vendi është në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, nuk guxojmë të vazhdojmë me avazin e vjetër të reformave kosmetike që ngelin vetëm në letër. Qytetarët tanimë e kuptojnë se sistemi gjyqësor është në tërësi në shërbim të pushtetit dhe kundër interesit të shtetit dhe të qytetarëve. Andaj, vetëm 8% prej tyre besojnë në drejtësinë e vendit. Me të drejtë, sepse të gjithë tanimë e shohin për vite me radhë se si drejtësia është bërë selektive dhe padrejtësia rregull, siç u vërtetua edhe këto ditë me anulimet e njëpasnjëshmë të seancave për tragjedinë e spitalit të Tetovës apo uljen e dënimeve të Mijallkovit”, theksoi Taravari.
Sipas ASH-ës,për të çrrënjosur korrupsionin duhet ndalur dhe zhbërë njëherë e mirë partizimin dhe kapjen sistematike të gjyqësorit nga politika.
VISAR SADIKI
