Botë

Putin: Rusia mund të luftojë në ukrainë një kohë të gjatë

08.12.2022 15:40

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se kërcënimi i një lufte bërthamore është në rritje...

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se kërcënimi i një lufte bërthamore është në rritje, teksa ka shtuar se Moska nuk është “çmendur” dhe nuk do të përdorë arsenalin e saj së pari. Putin tha gjithashtu se forcat ruse mund të luftojnë në Ukrainë për një kohë të gjatë.
 
“Lufta në Ukrainë do të jetë një proces i gjatë, rezultatet e arritura deri më tani janë domethënëse, me aneksimet e bëmë Detin Azov në detin e brendshëm të Rusisë, që ishten jë nga aspiratat e Pjetrit të Madh”, u shpreh presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
 
Zelenski: Duhet koha për rrjetin e energjisë
 
Gjatë natës forcat ruse kanë bombarduar Nikolaevin teksa, kufizimet e energjisë mbeten në Kiev thonë autoritetet ukrainase.
 
“Ne porrisim vazhdimisht prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike. Sasia po rritet, nuk duhet të harrojmë se është e pamundur të rivendoset 100 përqind e sistemit energjetik siç ishte përpara agresionit rus”, theksoi presidenti i UKrainës, Voladimir Zelensky.
 
OKB: Hetimi i krimeve të luftës
 
Ndërkoh Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar ekzekutime dhe sulme ndaj civilëve në mbi 100 fshatra dhe qytete në tre rajone në fillim të luftës.
 
“Është e qartë se kishte një problem serioz me vrasjet me paramendim. Nëse rusët duan të jenë të sigurt se do të ketë drejtë si për viktimat, duhet të bashkëpunojnë ndërsa ne nuk kemi parë një bashkëpunim të tillë deri mëtani”, u shpreh komisioneri i KB-së, Voker Turk.
 
Komisioni Evropian ka propozuar zbatimin e një pakete të re sanksionesh për Moskën, e nënta me radhë.
 
NAIM RAMADANI