Maqedoni

Arrestohet një 20-vjeçar në Shkup, kapet me lëndë narkotike

08.12.2022 17:32

Pasditen e djeshme është arrestuar një 20-vjeçar nga Aeroporti pasi i është gjetur marihuana...

Pasditen e djeshme është arrestuar një 20-vjeçar nga Aeroporti pasi i është gjetur marihuana, njofton MPB.
 
“Me datë 07.12.2022 në ora 14:30 në hapësirën e Aeroportit, zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup e kanë arrestuar F.C.(20) nga Shkupi, pasi i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.
 
Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.