Maqedoni
“Aci Badem Sistina”, një vjetori i Qendrës për Tomografi
29.01.2015 15:40
Me rastin e shënimit të një vjetorit të punës së Qendrës për Tomografi në spitalin “Aci Badem Sistina” në Shkup, u prezantuan rezultatet e punës, përvojat dhe përparësitë e kësaj qendre...

Kjo qendër e onkologjisë ka në dispozicion metodën diagnostifikuese, siç është skenimi PET, që aplikohet në onkologjinë bashkëkohore, thonë mjekët.
“Në këtë qendër, nga indikacionet, respektivisht nga patologjitë të cilat janë përpunuar, 40% bëjnë pjesë në grupin e limfeve të ndryshme. Mund të lavdërohemi se te shumica e pacientëve kemi arritur të bëjmë kontrolle, së pari bëhet skenimi inicial PET, i cili vendoset pas caktimit të diagnozës dhe para fillimit të terapisë, pastaj bëhet skenimi pas terapisë, që të shihet efekti i terapisë dhe në fund skenimi i kontrolluar pas përfundimit të terapisë”- deklaroi mjekja, Liljana Muratovska.
Mjekët thonë se me ndihmën e skenimit të Qendrës për Tomografi, pacientët mund të jenë më të sigurt sa i përket vlerësimit të gjendjes shëndetësore, sepse me metodat standarde, radiologjike mund të shohin ndonjë masë pas zbatimit të hemoterapisë që nuk mund ta dinë nëse sëmundja është aktive ose pasive.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
