Maqedoni

Korridori 8 pjesë e korridorit evropian, “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor”

08.12.2022 18:49

Korridori 8 tanimë do të jetë pjesë e rrjetit të Korridorit Evropian ‘Ballkanin Perëndimor – Mesdheu Lindor’...

Korridori 8 tanimë do të jetë pjesë e rrjetit të Korridorit Evropian ‘Ballkanin Perëndimor – Mesdheu Lindor’, si pjesë e korridoreve kryesore transevropiane. 
 
Vendimi i Komisionit Evropian, që këtë propozim tavendosë në rend dite para Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave është rezultat i nismave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Italisë.
 
Me këtë vendim, Korridori 8 transportues evropian si pjesë e Korridorit “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” do të ofrojë vlerë të shtuar dhe mundësi për rritje më të fuqishme ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.