Maqedoni
Parashikimi i motit
09.12.2022 08:34
Vendi ynë sot mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën e premte....

Vendi ynë sot mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën e premte. Do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3°C deri në 9°C gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10°C deri në 14°C.
Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe kushte për paraqitje të mjegullës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 12°C.
