Maqedoni
Tërhiqen pjesërisht bllokadat nga udhëkryqet, autobusët zhvendosen në rrugën “Ilindenska”
09.12.2022 09:08
Transportuesit privatë edhe sot vazhdojnë me bllokimin e komunikacionit në Shkup...

Transportuesit privatë edhe sot vazhdojnë me bllokimin e komunikacionit në Shkup, por sipas paralajmërimeve, prej orës 10:00 sot në mëngjes, autobusë të tyre do të ketë vetëm në bul. "Ilinden", ndërsa do t'i lirojnë për lëvizje udhëkryqet afër QT "Mavrovasja" dhe Kryqi i Kuq. Me rreth 200 autobusë të parkuar në këto tre pika transportuesit nga e hëna vendosën bllokada duke kërkuar pagesë të borxhit nga Qyteti i Shkupit dhe NPQ.
“Inati po fokusohet ndaj fajtorit kryesor për gjendjen, e ajo është qyteti i Shkupit. Po ngushtohet rrethi dhe në pah po del se kush është fajtor për gjithë këtë situatë, dhe për këtë, ka mundësi që fokusi i protestave dhe bllokadave të jetë vetëm para qytetit të Shkupit” – tha mbrëmë Kemal Muriç nga “Slloboda Prevoz”.
