Botë

Zjarr në një qendër të madhe tregtare në Rusi, një i vdekur

09.12.2022 09:24

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër të madhe tregtare në veriperëndim të Moskës....

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër të madhe tregtare në veriperëndim të Moskës. Për pasojë një person ka humbur jetën.
 
“Fatkeqësisht një person ka mbetur i vdekur nga zjarri, Po punohet për shuarjen e zjarrit”, tha kreu i departamentit të Ministrisë së Emergjencave, Sergey Poletykin,
 
Zjarri përfshiu të gjithë strukturën e qendrës së madhe tregtare Mega Khimki, dhe flakët janë përhapur në një sipërfaqe prej 18,000 metrash katrorë.
 
Inteligjenca ruse, e cituar nga Interfax, flet për dyshimin e “një akti të qëllimshëm, një zjarri kriminal”, duke cituar burime të paidentifikuara, për origjinën e zjarrit, por nuk janë përjashtuar edhe shkaqet aksidentale si rezultat i shkeljes së rregullave të sigurisë.
 
Sipas Tass, “shkaku i zjarrit ishte një shkelje e rregullave për kryerjen e punimeve të saldimit në hipermarketin bashkangjitur OBI, i cili ishte në rindërtim”.
 
Fillimisht u raportua se  shërbimet ruse të urgjencës dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një akt “kriminal”. Por vetë një anëtar i shërbimit, i cituar nga Tass, tha se një qark i shkurtër në marketin Obi shkaktoi katastrofën.