Maqedoni
Alarme për bomba në dy qendra tregëtare, shkolla dhe stacionin hekurudhor në Shkup
09.12.2022 11:25
Dy alarme për bombë në Qendrat Tregtare “ East Gate” dhe “ Biser” në Shkup..

Dy alarme për bombë në Qendrat Tregtare “ East Gate” dhe “ Biser” në Shkup, kanë detyruar policinë të evakuojnë menjëherë të punësuarit dhe vizitorët.
Për shkak të njoftimit për bomba, u evakuua edhe Stacioni Hekurudhor i Shkupit. Policia po bllokon hyrjen, ndërsa nënkalimi nga Qendra për në Aeroport është plotësisht i mbyllur.Në terren ndodhet policia, që evakuon qytetarët që prisnin autobusët pranë stacionit hekurudhor.Qasja është gjithashtu e ndaluar për autobusët që normalisht e përdorin stacionin hekurudhor si pikënisje.
Alarme për bomba edhe në disa shkolla të mesme në Shkup, njoftoi MPB-ja nga MPB të dërguara në adresat e tyre elektronike.Policia ndodhet në terren dhe po inspekton ambientet e shkollave.
Nga Ministria për Punë të Brendshme paralajmërojnë informata shtesë gjatë ditës.
Ky është raportimi i dytë i bombave në shkolla dhe institucione në Shkup këtë javë. Të martën, nëntë shkolla të mesme dhe Banka Kombëtare morën kërcënime me email, të cilat u zbuluan se ishin të rreme
