Maqedoni

Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, autoritetet në lëvizje me aktivitete të shumta

09.12.2022 11:13

Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit ka vënë në lëvizje autoritetet e vendit....

Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit ka vënë në lëvizje autoritetet e vendit. Në Qeveri do të mbahet një takim me institucionet që kanë kompetencë të merren me korrupsionin.
 
Shënimi i 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit këtë vit përkoi me periudhën kur tema kryesore në shoqërinë tonë është korrupsioni dhe mungesa e rezultateve në trajtimin e tij, por edhe alarmi që ra pasi Ambasada Amerikane njoftoi se një Ekipi i sanksioneve nga Uashingtoni mbërriti në Maqedoninë e Veriut. 
 
Dita do t'i kushtohet analizës së situatës dhe politikave kundër korrupsionit, duke pasur parasysh se në një mbledhje të përbashkët në Qeveri janë ftuar institucionet që kanë kompetencë të merren me korrupsionin. Takimi organizohet nga zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Slavica Grkovska, në bashkëpunim me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, si dhe me ambasadorin e BE-së David Geer. Në takim do të shqyrtohen vërejtjet nga Raporti i Komisionit Evropian për progresin e RSM-së, ndërsa pjesa punuese e takimit do të jetë e mbyllur dhe do të ketë edhe një pjesë të hapur që mund të përcillet nga mediat. 
 
Edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të mbajë një konferencë me gazetarë, në të cilën do të informojë për proceset aktuale që kanë të bëjnë me avancimin e punës së Komisionit drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara, por edhe për çështjet aktuale dhe rastet në kompetencë të saj për të cilat ka interes publik. Pyetje të tilla ka shumë dhe epilogu i rasteve dihej tashmë, por jo i pranueshëm. Prej 4 vitesh që nga funksionimi i kësaj përbërje të KKPK-së, asnjë nga rastet e tyre të korrupsionit, nepotizmit apo konfliktit të interesit nuk është proceduar, kujton Shemsi Salai, anëtar i KKPK-së.