Botë

Luftimet në Ukrainë, OKB kërkon hetim për krimet

09.12.2022 11:35

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Rusia mund të luftojë në Ukrainë...

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Rusia mund të luftojë në Ukrainë për një kohë të gjatë por Moska nuk do të përdorë arsenalin e saj së pari. 
 
Forcat ruse ndërkohë kanë bombarduar Nikolaevin teksa, në Kiev ka kufizime të energjisë elektrike. Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar ekzekutime dhe sulme ndaj civilëve në fillim të luftës në Ukrainë. 
 
“Është e qartë se kishte një problem serioz me vrasjet me paramendim. Nëse rusët duan të jenë të sigurt se do të ketë drejtësi për viktimat, duhet të bashkëpunojnë ndërsa ne nuk kemi parë një bashkëpunim të tillë deri më tani.”,  ka deklaruar komisioneri i Kombeve të Bashkuara Voker Turk Komisioni Evropian ka propozoi zbatimin e një pakete të re sanksionesh për Moskën, e nënta me radhë.