Maqedoni
Kërcënime për bomba në shumë lokacione, MPB: Kërcënimet sërisht janë të rreme
09.12.2022 14:13
Sërish kërcënime për bomba në Shkup. Kësaj rradhe përveç në adresat elektronike të shtatë shkollave të mesme...

Sërish kërcënime për bomba në Shkup. Kësaj rradhe përveç në adresat elektronike të shtatë shkollave të mesme, pati kërcënime për vendosje të bomabave edhe në Qendrat tregtare East Gate dhe Biser, në qendërn trasnportuese, kompleksin banesor Flatiron, si dhe në stacionin policor në Qendër të Shkupit. Pas kontrollve antireroiste nga MPB bënë të ditur se kërcënimet janë sërisht të rreme. Por paraprakisht, të punësuarit në këto objekte janë evakuuar për shkak të realizimit të kontrollve antiteroriste.
Qytetarët thonë se këto kërcënime po shkaktojnë panikë.
“Në ora 10 sapo filloi me punë qendra tregtare na luten që të dalim jashtë. Nuk na treguan pse, nuk kishte tensione. Të gjthë dolëm shpejtë, veturat na mbetën në parkingje nuk na lejuan ti marrim.”, u shpreh një qytetar.
“Ende nuk i kishim hapur shitoret, treguan se ka paralajmërime për bomba dhe ne i mbyllëm shitoret.”, tha një shitës.
Për shkak të kërcënimeve për vendosje të bombave është evakuuar edhe stacioni i trenit.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski disa here rradhazi ka potencuar se këto janë kërcënime hibride që kanë për qëllim të shkaktojnë frigë në opinion dhe se hetimet po vijojnë. Nga 26 tetori deri më tani janë bërë dhjetë kërcënime të rrejshme për vendosje të bomabve. MPB deri më tani ka parashtruar padi penale për terrorizëm kundër një të mituri i cili ka pranuar se veprën penale e ka kryer nga kompjuteri i nënës së tij.
FLUTURA LATIFI
