Botë
Një polic i Kosovës u plagos mbrëm në Veri, Kurti: Policia nuk drejtohet kundër serbëve
09.12.2022 14:35
Në orët e vona të së enjtes, përkatësisht rreth orës 23 është sulmuar me armë zjarri...

Në orët e vona të së enjtes, përkatësisht rreth orës 23 është sulmuar me armë zjarri një patrullë e policisë së Kosovës. Incidenti ka ndodhur në fshatin Serbovc, të Zveçanit, derisa njësitet policore kanë qenë në patrullim, ndërsa janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.
Polici i plagosur, ka marrë dy plumba në trup, njërin në toraks e tjetrin afër qafës, por siç kanë bërë të ditur nga Qendra Klinike në Prishtinë ai është jashtë rrezikut për jetë. Deri te incidenti ka arudhur pak pasi policia e Kosovës ka rritur prezencën e sajë në komunën Veriore të Mitrovicës, e sidomos në Lagjen e boshnjakëve, me përbërje multietnike.
Minsitri i Brendëshëm Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se shtimi i policisë së rendit në veri, ka për qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët, sidomos pas incidenteve të armatosura të ditëve të fundit.
Autoritetet Kosovare kanë akuzuar Serbinë për nxitjen dhe financimin e grupeve kriminale, me qëllim të pengimit të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore. Plagosjae Policit vjen dy dit pas sulmit ndaj zyrave të KQZ-së.
Përveç prezencës së policisë së Kosovës, vërehet edhe prani e pjestarëve të KFOR dhe Euoleks. Githçka që po ndodhë është çështje e shtetit të Kosovës, ka dekalruar në kuvend Kryeministri Albin Kurti, i cili njëherit ka theksuar se Policia e Republikës së Kosovës nuk është e drejtuar kundër serbëve.
“Policia e RKS organet e tjera të sigurisë asnjëherë nuk ndjekin nuk përndjekin nuk vëzhgojnë ndokend në baza etnike, fetare apo të tjera, por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale ose grupore. Policia e Kosovës kurr nuk është e dejtuar e nxitur, e orjentuar kundër serbëve, përkundrzi ajo ka një konsideratës htesë për serbët e Kosovës, pikërisht poër shkak të keq interpretimeve të ndryshme të cialt mund ti bëhen nga fqinji ynë verior, konsideratën e ka shtesë. Mirpo të njejtën ko ne kemi obligime që dalin nga kushtetuta e ligji. Kur japin dorëheqje katër kryetarët e komunave në Veri, ka pastaj edhe obligime kushtetuese dhe ligjore. Dhe gjithashtu, ka edhe detyra për zyrtarët e shtetit, presidentja duhet të konsultojë krerët e partive, duhet caktuar një datë, duhet ndjekur procedurat me kryetarët e komisionit zgjedhor që i kanë zyret e veta në Veri. Nuk janë veprime dhe vendime politike kto”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se "Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të shkojë në veri dhe se Serbia "do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë" në Kosovë. Por Ministri i Komuniteteve, Nenad Rashiq, është kundërpërgjigjur se për diçka të tillë duhet të pajtohet KFOR-i, e në këtë rast, Rashqi thotë se KFOR-i as që është duke e menduar për një opsion të tillë.
“Me sa më kujtohet, sipas Rezolutës 1244, Serbia në Kosovë mund të dërgojë 1000 forca të sigurisë, vetëm me miratim dhe koordinim me KFOR-in. Dhe në këtë rast, nuk jam i sigurt se KFOR-i po e mendon atë opsion”, ka dekalruar Rashiqi për “Danas”.
Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se në territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë. Për tensionet e fundit në veri të Kosovës, SHBA dhe BE janë shprehur të shqetësuara dhe kanë kërkuar të shmanget dhuna dhe mundësinë e shtyrjes së zgedhjeve lokale.
GYLTENE SINANI
