Maqedoni
LSDM/VMRO: Përplasje rreth kaosit në transportin urban
09.12.2022 14:57
Bllokada e rrugëkryqeve nga transportuesit privat u hoqën, por partitë politike vazhduan me akuzat ndaj njëra tjetrës...

Bllokada e rrugëkryqeve nga transportuesit privat u hoqën, por partitë politike vazhduan me akuzat ndaj njëra tjetrës, për atë se kush është fajtor për kaosin e shkaktuar në trafikun e kryeqytetit. Nga LSDM thonë se heqja e pjesëshme e bllokadës nuk do të thotë zgjidhje e kaosit në Shkup që ka krijuar VMRO-DPMNE.
Sipas partisël në pushtet si rezutat i bllokadave të VMRO-së qytetarët e Shkupit jetojnë në një qytet të bllokuar, me transport publik të shembur dhe bllokime trafiku gjatë gjithë ditës.
“Në vend që të transferojnë sherret e tyre nëpër rrugët e Shkupit dhe ta nxjerrin mbi qytetarët, ata e kanë për obligim të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për problemin. Arsovska, Mickoski dhe VMRO-DPMNE së pari duhet t'u kërkojnë falje qytetarëve për dëmin që i shkaktuan, e më pas të gjejnë zgjidhje për problemin që krijuan dhe ta çlirojnë Shkupin dhe vendin nga bllokada dhe kaosi”, u shpreh Sanella Shkrijelj nga LSDM.
Nga an tjetër nga VMRO-DPMNE thonë se shkak i kaosit është koalicioni mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kryetaren e qytetit të Shkupit Danellsa Arsovska, që për qëllim ka që në qytetin e Shkupit menaxhimin me transportin ta merr një kompani bullgare.
“Pas kaosit në Shkup qëndron koalicioni Taçela, një koalicion i Kovaçevskit dhe Arsovskës, një koalicion që drejton institucionet në qytet. Prandaj nuk ka përgjigje në pyetjet nëse pas kaosit qëndron marrëveshja e koalicionit Taçela, që një kompani bullgare të marrë transportin në Shkup, as nuk ka përgjigje nëse kanë mbërritur autobusët nga Bullgaria?”, theksoi Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-së pjesë e koalicionit udhëheqës në qytetin e Shkupit përveç LSDM-së është edhe BDI, E majta dhe partia GROM. Kjo sipas opozitës është arsye që asnjëra nga këto parti nuk kërkon dorëheqje nga Danella Arsovska.
ERSAN PAJAZITI
