Maqedoni
BE dhe RMV, rinovojnë marrveshjen kundër terorizmit
09.12.2022 15:41
Maqedonia e Veriut dhe BE ja kanë nënshkruar marrveshje të reviduar për implementimin...

Maqedonia e Veriut dhe BE ja kanë nënshkruar marrveshje të reviduar për implementimin e planit të përbashkët aksional për luftë kundër terorizmit. Me këtë plan identifikohen aktivitete konkrete me prioritet e bashkëpunimit anti terorist në dy vitet e ardhëshme.
“Në planin e renovuar aksional do të bashkëpunojmë më afër, për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, me përforcimin e kapaciteteve për prevenim të silmeve teroriste. Maqedonai e Veriut dhe BE-ja janë të përkushtuara në zhvillimin e kapaciteteve të parashikimit, prevenimit dhe përgjigjes ndaj kërcnimeve teroriste përfshi terorizmin eksterem. Maqedonai e Veriut i takon familjes evropiane. Përforcimi i sigurisë tonë të përbashkët është kyç”, u shpreh eurokomesarja e punëve të brendëshme Ylva Johanson.
“Në fokusin e veprimit tonë të përbashkët si prioritete i kemi vendosur, shkëmbimin efektiv të informatave dhe përforcimin e bashkëpunimit operativ. Përmirësimin e kapaciteteve për tu përballur me poërmbajtjet teroriste në internet, si dhe përforcimin e mëtejmë të kapaciteteve për pengimin e larjes së parave dhe financimin e terorizmit. Poashtu do të angazhohemi për avancimin e korrnizës juridike për luftë kundër terorizmit, si dhe implementimi efektiv i sajë nëpërmjet hetimieve, ndjekjes penale dhe dënimin adekuat të veprave teroriste”, theksoi ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
Autoritetet e vendit do të dërgojnë raporte te BE-ja dy herë në vit për implementimin e marrveshjes. Ndërsa realizimin e aktiviteteve do ta ndihmojë Komisioni Evropian.
NORA KALIQI
