Maqedoni
Transportuesit privat, kërkojnë ndihmë nga qeveria
09.12.2022 16:03
Transportuesit privat kanë terhequr autobusët nga rrugë kryqet te Qendra tregtare Mavrovasa dhe Kryqi i Kuq...

Transportuesit privat kanë terhequr autobusët nga rrugë kryqet te Qendra tregtare Mavrovasa dhe Kryqi i Kuq, për tu vendosur para Kuvendit të Qytetit të Shkupit. Sipas Qemal Muriq, nga “Sloboda Prevoz”, kjo zhvendosje e autobusëve në bulevardin “Ilinden” nuk tregon tërheqje nga qëllimi i tyre, por thjesht solidarizim me qytetarët që kanë qarkulluar nëpër kaos këto ditë.
Ata thonë se injorimi që kryetarja e qytetit po i bën revoltës së tyre, është qasje e turpshme.
“Ashtu siç kalon koha dhe zhvillohen ngjarjet, një prej tyre është konferenca për media e turpshme, nëse mund të quhet konferencë për media e sekretarit të Qytetit, ku ju mediat ishin të pranishme. Ai tha dy fjali dhe asgjë konkrete dhe iku nga pyetjet. Andaj shprehja e revoltës sonë përqendrohet këtu tek drejtuesit e Qytetit të Shkupit”, u shpreh Qemal Muriq nga “Sloboda Prevoz”.
Transportuesit privat njëherit kërkojnë ndihmë nga Qeveria. Ata kanë dërguar edhe një kërkesë deri te kryeministri Kovaçevski që t’i pranojë në bisedë rreth ngjarjeve me transportin privat në Qytetin e Shkupit.
“Do të kërkojmë ndihmë nga institucioni shumë relevant, Qeveria e Maqedonisë. Ata e dinë më mirë, por a do të vijë puna deri në marrjen e kompetencave të kryetares së Qytetit, Danella Arsovska në pjesën e transportit publik a do të formojnë ndonjë komision me qëllim që ky problem të zgjidhet më shpejt. Ata vet do të vendosin, ne themi atë çfarë duam”, theksoi Muriq.
Trupi koordinues i transportuesve privat njoftoi bllokimin e katër korësive përballë bashkisë në bulevardin Ilinden.
FARIJE DAUTI BAKIU
