Maqedoni

Dita ndërkombëtare kudër korrupsionit, Gir: Institucionet të luftojnë korrupsionin

09.12.2022 16:25

Bashkimi Evropian kërkon që lufta kundër korrupsionit të vazhdojë përmes institucioneve...

Bashkimi Evropian kërkon që lufta kundër korrupsionit të vazhdojë përmes institucioneve. Ato duhet të veprojnë dhe të parandalojnë korrupsionin, thotë euroambasadori Dejvid Gir. Sipas tij Maqedonia është në udhëkryq dhe duhet të zgjedh nëse do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër korrupsionit ose do të lejojë skemat e korrupsionit të lëshojnë rrënjë edhe më thellë. 
 
“Por si ta luftojmë korrupsionin?! Para së gjothash përmes institucioneve shtetërore. Ata duhet të veprojnë për të reduktuar hapësirën e korrupsionit, kjo nënkupton zbatimin e ligjeve dhe kodeve, promovimin e meritave dhe sanksione të forta për shprehitë korruptive. Kjo nënkupton implementimin dhe sforcimin. Kjo do tëthotë kur dikush uzurpon tokë dhe ndërton në të, prukuroria duhet të veprojë dhe gjykata të përgjigjet shpejtë, pavarësisht se kush është ai person, sa ndikim dhe sa lidhje ka”, u shpreh ambasadori i BE-së, Dejvid Gir            
 
Gërkova: Përgjegjësia duhet të jetë individuale
 
Maqedonia e Veriut ka kornizë ligjore të harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian por korniza në vete nuk mjafton për çrënjosjen e korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit kërkon angazhimin e gjithë shoqërisë, identifikimin dhe denoncimin e personave të korruptuar dhe sanksionimin e tyre.
 
Qeveria kërkon veprimin e të gjitha pushteteve dhe shoqërisë në përgjithësi. Thirrje deri te gjyqësori që të mos lejojnë ca prokurorë dhe ca gjykatës të rrënojnë imazhin e gjithë sistemit.  
 
“Ne duhet të flasim për përgjegjësi individuale dhe nuk është korrekte që për papërgjegjësinë individuale të dikuj, të etiketohet e gjithë fella. Prandaj bëj thirrje që të fokusohemi në përgjegjësi individuale. Të harrojmë solidaritetin në fellë  ndaj atyre kolegëve që njollosin fellën dhe të gjithë institucionet”, theksoi zëv/kryeministrja për korrupsionin Sllavica Gërkova
 
Mariçiç: Kemi kornizë ligjore, duhet zbatim  
  
“Si vend që ka kornizë juridike antikorrupsion të harmonizuar me stndartet më të larta evropiane dhe ndërkombëtare duhet të fokusohemi në zbatimin e të gjithë këtyre standarteve, strategjive dhe ligjeve. Lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i politikave antikorrupsion është qëllim dhe prioritet i shtetit”, u shpreh zëv/kryeminsitri për çështje evropiane Bojan Mariçiç.
  
Në ditën e ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit në Qeveri u shqyrtuan rekomandimet nga Raporti i Komisionit Evropian në këtë fushë. Ambasadori evropian Dejvid Gir tha se disa institucione nuk kanë vepruar sipas rekomandimeve evropiane.
 
SHPËTIM NUREDINI