Maqedoni

Komisioni për financa dhe buxhet, refuzohen amandamentet e opozitës

09.12.2022 16:47

Ka vazhduar në ditën e 6-të debati për propozim buxhetin e vitit të ardhshëm...

Pjesa më e madhe e amendatenve të propozuara nga opozita ishin për ndërtimin dhe rehabilitim e rrugëve, por asnjëra nga ato nuk u pranua me arsyetimin e zv ministrit të financave se kjo është kompetencë e pushtetit lokal.
 
“Amendamentet nuk pranohen, ndërtimi I rrugëve lokale është në komptencë të komunave ndërsa ndërtimi, rikonstruimi dhe rehabilitimi I autostradave dhe rrugëve rajonale është në kompetencë të ndërmarjes publike të rrugëve dhe këtu nuk flasim për buxhetin e ndërmarjes publike por për buxhetin e shtetit përkatëisht qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, u shpreh zv/ministri i financave Filip Nikoloski.
 
Reaguan nga opozitarja ASH, e cila thotë se zv ministri me këtë deklaratë bie në kundërshtim me programin e qeverisë.
 
“Kjo deklaratë e zv ministrit për financa është në kontradikcion të plotë me programin qeverisës. Në programin qeverisës janë paraparë 950 km rrugë lokale, un nuk e di sa janë barë deri tash qeveria a ka harxhuar buxhetin në këtë periudhë 3 vjeqare por nëse thoni që rrugët lokale nuk janë në kompetencë të qeverisë por të vetqeverisjes lokale kjo është në kontradikcion me atë të cilën e keni shkruar në programin qeveritar”, thekso Halil Snopce nga ASH. 
 
Gjithjes për këtë propozim buxhet janë paraqitur 263 amendamentë nga të cilat vetëm 199 janë nga opozitarja VMRO.Qevria synon që vitin e ardhshëm të grumbulloje 4,6 miliard euro dhe të harxhojë 5.3 miliardë euro ndërsa mungesa e mjeteve të sigruohet nëpërmjet huamarjeve si në vend ashtu edhe jasht.
 
Ky buxhet sipas pushtetit do të jetë zhvillimor dhe do të ju del në ndihmë qytetarëve në këto kohra krize, ndërsa nga VMRO thonë se ky buxhet është jo real dhe populist.
 
GAZMEND KURTISHI