Maqedoni

AGJPP: Damjanovska rizgjidhet drejtoresh e akademis

09.12.2022 17:09

Drejtoresha e deritanishme e Akademisë për Gjykatës dhe prokurorë publikë...

Drejtoresha e deritanishme e Akademisë për Gjykatës dhe prokurorë publikë, profesoresha dhe ish gjykatësja kushtetuese, Natasha Gaber Damjanovska, rizgjidhet për drejtoreshë e kësaj Akademie edhe në katër vitet e ardhëshme.
 
Gaber mori votat e 8 antarëve të Bordit drejtues ,teksa njëri anëtarë ka votuar i përmbajtur. Kundërkandidat e kishte gjykatësin për krim të organizuar dhe korrupsion Nenad Savevski nga Gjykata penale në Shkup dhe Gjykatësin nga gjykata civile Andrej Dimovskin.
 
Gaber-Damjanovska,Saveski dhe Dimovski i plotësuan kushtet ndërsa Gjykatësja Emilija Shopar Jovanova dështoi nga zgjedhja përshkak të mungesës së çertifikatave ndërkombëtare për njohje të njërës nga gjyhët e huaja që më së shpeshti përdoren në Bashkimin Evropian. Drejtori i Bordit drejtues tha se është e vështirë të zgjidhet në mesin e kandidatëve të mirë.
 
“Mund të konstatoj se më shumë vota ka marrë kandidatja Natasha Gaber-Damjanovska ,8 pro dhe një I përmbajtur.Kjo ënkupton se ky kandidat është zgjedhur të udhëheq këtë institucion në katër vitet e ardhëshme”, u shpreh kryetari i bordit drejtues Bodan Llazarevski.
 
Natasha Gaber Damjanovska, ishte drejtoreshë 4 vitet e fundit e funksionin e ushtroi  deri më 30 nëntor.Pas kësaj date ,Akademinë udhëhoqi Zoran Gerasimoski, i cili pas kritikave nga Komsioni për parandalimin e korrupsionit dha dorëheqje.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI