Sportet E Tjera

Gjithçka gati për meçin Seferi-Glowacki

29.01.2015 17:07

Kampioni aktual I Evropës dhe nr.3 I botës në kategorinë “Cruizer” Nuri Seferi do të përballet të shtunën me nr. 1 të botës Krzystof Glowacki në vendin e tijë në Poloni...

Lufta Seferi vs. Glowacki  është pjesë e  një Turneu Eliminator që ka përzgjedhur Federata WBO në asamblenë e sajë në  në Las Vegas. 
 
Nuri Seferi, gjithnjë e më i relaksuar është para meçit të madh kundër polakut, Glowacki. Ai ka zhvilluar edhe stërvitjet e para në Poloni dhe ndihet në formën më të mirë.
 
“Seferi ka zhvilluar stërvitjen e parë në prani të tifozëve në Torun të Polonisë. Interesimi i medieve dhe tifozëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Shpresojmë në fitoren e kampionit tone”, thuhet nga kampi i Seferit.
 
Meçi mbahet të shtunën pas orës 21.00. Polakët çmenden pas ‘Tysonit shqiptar’, por në anën tjetër kanë frikën se do t’ua rrah bashkëkombësin e tyre.
 
Federata Botërore e Boksit WBO në fund të tetorit e kishte përzgjedhur Nuri Seferin njërin ndër katër boksierët më të mirë të kategorise “Cruizer” (90 kg) në botë dhe I dhs kështu mundësinë të zhvillon një luftë eliminatore.
 
Në rast të fitores ndaj Glowacki-t, Nuri Seferi ose do të zhvillon një luftë ndaj anglezit Tony Bellew, ose do të ngjitet në ring direkt për e botës ndaj kampionit aktual Marco Huk.
 
Padyshim se ky do të jetë dueli më i rëndësishëm në karrierën e boksierin shqiptar Nuri Seferi.