Botë

Një tërmet i fortë goditi Filipinet

09.12.2022 22:00

Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi rajonin Mindanao të Filipineve...

Kështu ka njoftuar Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), duke dhënë më tutje edhe disa detaje.
 
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 60 km, njoftoi EMSC, shkruan reuters.
 
EMSC fillimisht e kishte përcaktuar tërmetin me magnitudë 6.1 ballë të Rihterit.
 
Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale.
 
Ndryshe, muaj më pare filipinezët u tronditën nga një tërmet masiv me magnitudë 7.3, ku kishin vdekur dy persona dhe dhjetëra janë plagosur.