Skandal në Parlamentin Evropian, dyshime korruptive lidhur me lobimin për Katarin

10.12.2022 13:45

Një skandal i madh po trondit Parlamentin Evropian...

Një skandal i madh po trondit Parlamentin Evropian për dyshimin se është kryer korrupsion dhe pastrim i parave që lidhet me lobimin për Katarin.

Si pasojë e kësaj, policia belge arrestoi nënpresidenten e Parlamentit Evropian Eva Kaili nga partia socialiste greke Pasok, Luca Visentini sekratare e përgjithsme e Konfederatës Nëdrkombëtare të Sindakatave dhe 3 persona të tjerë.

Ndaj tyre është përcaktuar masa e paraburgimit, ndërsa gjatë bastisjes në 16 objektet e të dyshuarëve u gjeten 600.000 euro para të gatshme, çelularë dhe pajisje tjera kompjuterike me të cilën autoritetet belge tashmë dyshojnë se është kryer veprën penale.

“Bastisjet janë bërë kryesisht në gjetjen e pajisjeve kompjutertike dhe telefonave celularë, pajisje të cilat ishin shfrytëzuar gjatë kryerjes së vepres penale dhe të cilat do të na ndihmojnë për të zbardhur rastin në fjalë. Ishte shumë e pa pritur që në një prej adresave ku realizuam bastisjen gjetëm 600 mijë euro para të gatshme. Dhe pronarja e këtyre parave tani do të duhet të jep përgjigje se pse këto para kanë qenë në shtëpinë e saj” – tha Zëdhënësi i Prokurorisë belge, Erik Van Dajs.

Prokuroria belge dyshon se Katari ka vënë në shënjestër zyrtarë të caktuar në PE “me një pozicion të rëndësishëm politik dhe strategjik” në Parlament, duke u dërguar atyre “sasi të konsiderueshme parash” dhe “dhurata të shtrenjta për të ndikuar më pas në pozicionet dhe vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian duke e tejkaluar edhe lobimin klasik.

Kohë më parë, pas takimit me ministrin e punës së Katarit Kaili u prononcua se Katari është një vend "favorizues në të drejtat e punës", pavarësisht shqetësimeve të thella ndërkombëtare për kushtet për ndërtimin e stadiumit, polemikave së fundmi për mikpëritje të Kupës së Botës 2022 gjatë së cilës janë  kritikuar politikat e tij regresive ndaj të drejtave LGBTQ dhe punëtorëve migrantë. (Rexhep Qamili, TVM2)