Ambasadori francez vizitoi Dibrën, interesohet për promovimin e kulturës franceze

10.12.2022 17:20

Ambasadori i Francës në RMV shkëlqesia e tij z. Cyrille Baumgartner...

Ambasadori i Francës në RMV shkëlqesia e tij z. Cyrille Baumgartner, vizitoi komunën Dibër.  Në një atmosferë miqësore u bisedua për temat të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e menaxhimit të komunës, dhe vështirësitë që hasen.

Ambasadori francez ishte i interesuar për promovimin e kulturës dhe gjuhës franceze në shoqërinë tonë.

Ambasadori francez ne RMV, Cyrille Baumgartner, shprehu kënaqësi të veçantë për mikpritjen dhe kishte gadishmëri për një bashkëpunim edhe më të gjërë në këtë drejtim nëpërmjet ambasadës konkretisht institutit kulturor francez.

Pasiqë ambasadori u informua se në shkollat tona komunale 40 paralele mësojnë gjuhën frënge si lendë zgjedhore dhe për ligjërimin e kësaj lënde kemi 6 arsimtarë në nivel komunal,

Komuna e Dibrës më shume se dhjetvjet është e binjakëzuar me komunën e IF-it në rajonin e Lombardisë të Francës me të cilën kanë marrëdhënie të veçanta ne sferën e kulturës.