Rreziku real nga lajmet e rreme, Neziri: Të ndalohen për shkak të orientimit të vendit
Beteja ndaj lajmeve të rreme....

Beteja ndaj lajmeve të rreme paraqet luftë për demokraci. Dezinformatat duhet të luftohen me qëllim të minimizimit të efekteve negative ndaj shoqërisë konsideron analisti nga Instituti BIRN, Xhelal Neziri.
Sipas tij, ato janë një lloj arme propagandistike nga shtetet që nuk dëshirojnë që vendet demokratike të funksionojnë siç duhet.
Por edhe pse lajmet e rreme janë shëndrruar në normalitet, ky rrezik nuk duhet të anashkalohet nga një vend që është aspirant për BE.
“Duhet të mbrohemi më seriozisht nga ky rrezik, sepse nëse lejojmë që lajmet e rreme të formojnë opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, ne do të kemi përfaqësues të qytetarëve të popullit të cilët nuk do të ishin të denjë të vazhdojnë këtë orientim gjeostategjik të vendit. Lajmet e rreme shfrytëzohen nga këto forca politike që dëshrijojnë që vendi të kthehet mbrapa nga integrimet dhe mediat por edhe institucionet e shtetit janë ata që duhet të mbrojnë orientimin tonë si shtet por edhe si shoqëri” – tha Xhelal Neziri, Komentator Politik nga “Instituti Birn”.
Sipas Nezirit, mediat duhet të punojnë në mënyrë aktive për verifikimin e lajmeve të rreme dhe për të parandaluar dezinformatat.
“Mediat profesionale janë ato që me informimin e drejtë, me plasimin e informatave të konfirmuara dhe me detektimin e lajmeve të rreme mund të kontribojnë shumë në mbrojtjen e hapsirës mediatike nga informacionet keqdashëse” – u shpreh Neziri.
Neziri më tej shton se edhe platformat që gjurmojnë lajme të rreme janë të nevojshme për shoqëritë moderne demokratike. (Flutura Latifi, TVM2)
