Rritja e inflacionit, Bela: Krizat e shumta, shkak për rritje të çmimeve

11.12.2022 13:44

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës....

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës treguan se inflacioni në nëntor ka arritur në 19,4 % gjegjësisht për aq janë rritur shpenzimet për jetësë krahasuar me peridhën e njejtë vitin e kaluar.

Kjo rritje e cmimeve  sipas profesorit Universitar Bujamin Bela është pasojë e pandemisë “Covid19”, luftës në Ukrainë së fundmi edhe krizës energjetikë.

Duke pasur parasysh se ekonomia e vendit tonë është e nvarur prej importit kjo ka bërë që në mënyrë direktë të ndikojë në rritje e cmimeve të produkteve bazë.

Sipas tij stabilizim të çmimeve mund të pritet vitin e ardhshëm.

“Në vitin e ardhshëm do të kemi një ulje graduale të presioneve të çmimimve nga ana e atyre të importit posaçërisht me subvencionimin e çmimeve të energjisë, shtrengimin e kushteve monetare nga banka qëndrore duke intervenuar për ta ulur normën bazë të interesit dhë të kthejmë normën e ifnlacionit në një normë të moderuar një shifrore, 8-9%, ku tani ka tejkaluar shifrën dyshifrore . Duhet ta kemi parasyshë që çdo rritje ekonomike varet prej stabilitet të çmimeve, ky stabilitet i çmimit është në një farë mënyrë të kufizohet kapacitet i konsumit, qoftë atij të importit të mallrave, qoftë të kapacitetit apsorbues të ekonomisë vendore” – tha profesori universitar, Bunjamin Bela.

Rritja e inflacionit, Bela: Stabilizimi i çmimeve pritet në vitin 2023

Sa i përket masave të qeverisë Bela thotë se mund të kenë efekt pozitiv por duhet që inspektoratet të funksionojnë dhe ajo që shënohet në letër të zbatohen në praktikë

“Intervenimi i shtetit është i domosdoshëm, por në mënyrë të balancuar, sepse në qoftë se tentohet që gjithçka të kontrollohet dhe centralizohet mund të ketë mungesë të mallrave dhe  destumulim të prodhuesve. Qëllimi kryesor i shtetit është që të mbajë balansin dhe të mbrojë interesin edhe të konsumatorit final edhe të biznesit,  por të gjitha këto masa që merren duhet përmes një konotrolli dhe zbatimi konzistent tek prodhuesit vendor, tek zinxhiri furnizues  që të shihet efekti tek konsumatori final me uljen e çmimeve në buxhetin familjar” – u shpreh Bela.

Sipas të dhënave të fundit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë shpenzimet për jetësë të një familjeje 4 anëtarëshe kanë arritur rreth 51 mijë denarë. Vetëm për një vit shporta konsumuese është rritur për 16.940 denarë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)