Vazhdon bllokada e transportuesve privat, nëse s’ka zgjidje bllokada do jetë më radikale

11.12.2022 15:02

Transportuesit privat të “Sloboda Prevoz” dhe “Makespres”....

Transportuesit privat të “Sloboda Prevoz” dhe “Makespres” kaluan edhe një natë para Qytetit të Shkupit në rrugë. Askush deri tani nuk është takuar me të dhe as nuk ju ka treguar se çfarë do të ndodh me ta dhe nëse do të shlyhet borxhi i mbetur ndaj tyre.

Nëse përfaqësuesitë e ekzekutivit dhe të Qytetit të Shkupit nuk zgjidhin problemin e tyre, ata nuk përjashtojnë mundësin që të bllokojnë disa vende tjera në kryqytet.

“Unë po shoh se deri tani nuk kërkohet zgjidhje. Por megjithatë ne ende po presim këtu që dikush do të na ftojë për të takuar dhe diskutuar rreth problemit tonë. Ne tani do të duhet të koordinohemi dhe  të formojmë  një shoqatë të re, dhe të shohim me Arsovskën të na pranojnë për të  gjetur zgjidhje sepse ne jemi në rrugë, ndërsa fëmijët tanë po kërkojnë buk. Nëse nuk zgjidhet kjo situatë, po lejohet hapsirë që të organizojmë edhe gevë mobile më radikale ku do të bllokojmë vende dhe udhëkryqe të ndryshme në kryqytet” – tha një nga transportuesit privat, Memet Asani.

Partia në pushtet  LSDM mbetet në qendrimin e saj  se fajtor për këtë situat është VMRO-DPMNE-ja, e cila kërkoj votën e shumicës së qytetarëve për të votuar Arsovskën.

Thanë se përshkak të tyre, Qyteti i Shkupit është i bllokuar me shumë projekte tjera kapitale infrastrukturore.

“Një vit prej marrjes së pushtetit lokal nga VMRO DPMNE, qytetarët fituan vetëm bllokada nga të gjitha anët, transport i bllokuar publik,  bllokim i projeteve për ujësjellës  dhe Sallës  Universale, 0 zhvillim dhe  0  projekte të realizuara. Përgjegjësia për fatkeqësinë që po i ndodh Shkupit është vetëm tek VMRO-DPMNE-ja, sepse ata e propozuan Danela Arsovskën për kryetare të qytetit të Shkupit dhe morën mbështetjen më të madhe të qytetarëve, jo vetëm për kryetar, por edhe për shumicën e këshillit komunal në Qytetin e Shkupit, dhe anëtarëve të bordeve drejtuese” – tha Vasko Kiçevski nga LSDM.  

Transportuesit privat tashmë dy javë  kërkojnë tu paguhet borxhi i mebtur ndaj tyre dhe ti kthejnë licencat për punë të cilët me ndërprerjen e kontratave të punës me Qytetin e Shkupit ata tashmë nuk mund të kryejnë veprimtarinë e tyre.

Në ndërkohë  Qyteti i Shkupit shpalli thirrje të re publike për një pjesë të linjave urban. (Rexhep Qamili, TVM2)