Mickovski: Qeveria s’është e aftë për të luftuar korrupsionin
Pas përplasjeve verbale mes kryeprokurorit publik....

Pas përplasjeve verbale mes kryeprokurorit publik Ljubomir Jovevski dhe zëvendëskryeministres së Qeverisë Sllavica Gërkova, se njëri nuk duhet të jetë gjykatës kushtetues, e tjetri të ushtrojë funksionin ministror, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka vlerësuar se kjo Qeveri nuk mund, nuk dëshiron dhe fare nuk është e aftë për të luftuar korrupsionin, pasi që kjo Qeveri, sipas tij, është prodhuese e korrupsionit në vend.
“Përplasjet e fundit në sken të hapur më përgjaјnë si përplasje mes dy grupeve narko - kriminele të qeverisë ku ata nuk mund të ndajnë gjahun mes tyre dhe ti kënaqin interesat e tyre personale dhe për këtë arsyje ata po përplasen në këtë mënyrë përmes mediave. Kjo në mënyrë të qartë u dëshmua edhe me zgjidhjet përfundimtare kuadrovike në Prokurorinë për Krimim të Organizuar dhe në Këshillin Gjyqësor” – tha Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Mickovski është kundër qëndrimeve të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, se buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm është zhvillimor dhe produktiv.
Mickovski e thotë kundërtën, se buxheti është inflator.
“Ata thonë se do të kemi rritje të të ardhurave buxhetore për shkak të rritjes së inflacionit në 7.1 % që do të thotë se qytetarët e varfër në mënyrë shtesë do ti varfërojnë akoma më shumë përmes tatimeve, ku ato të ardhura do ti përdorin për shpenzime jotransparente në buxhet, sepse tek ata nuk ka ditë të hapura për të parë ku do të mund tju tregohet se ku po shpenzohet buxheti” – u shprej Mickovski.
Mickvoski është pesimist edhe ndaj rritjes së parashikuar të bruto prodhimit vendor të Kovaçevskit, i cili ai pretendon se ai do të jetë 5 %, ndërsa sipas përllogaritjeve të ministrisë bruto prodhimi vendor do të lëviz jo më shumë se deri në 2.9 % , dallim i cili matet në disa qindra milion euro tha Mickovski. (Rexhep Qamili, TVM2)
