Shpërthime në disa zona të Ukrainës, vriten dhe lëndohen ushtarë dhe civil
Në një sërë shpërthimesh në Melitopol....

Në një sërë shpërthimesh në Melitopol, Krime dhe Sevastopoll u vran dhe u lënduan disa dhejtra ushtarë dhe qytetar.
Gjatë mbrëmjes e së shtunës dhe mëngjesin e së djelës forcat ruse ashpër sulmuan zonën luftarake ukrainase përgjatë frontit në Donetsk, ndërsa luftimet më të ashpra aktualisht po zhvillohen në Bahmut, ndërsa pretendimet e Moskës janë që ti afrohen qytetit Liman.
“Jeta është shumë e vështirë, gati e pamunfur për të jetuar. Këtu është shumë ftohtë, ndërsa ne ende nuk kemi marr batanie dhe nxemje. Jashtë është 5 grad celsius, ndërsa ne po ngrim prej së ftohtit këtu. U regjistruam në listën për të na siguruar ngrohje, por deri në këto momente nuk kemi marr asgjë. Më besoni se është e tmerrshme të jetohet në këto kushte në shekullin 21. E kam të paqartë si është e mundur që askush në botë nuk mund të na ndihmojë” – tha një qytetare.
“Dje ndërtesa ku jetojë unë u sulmua për dy herë me rradh nga forcat ruse dhe tani më atje nuk është e sigurt për të jetuar. Kemi fëmijë dhe të gjithë u largohuam prej aty”
Me ndihmën e vendeve perendimore Kiev zyrtar po i përforcon kapacitet e saja ushtarake për ti luftuar forcat ruse. Ankara shprehi gatishmëri të plotë që tu jep mbështetje maksimale për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Kemi lajme të rëndësishme nga Norvegjia. Egziston një paket e re për ndihmë në vlerë prej 100 milion euro për ripërtëritjen e burimeve energjetike për zonat e bormbarduara në Ukrainë. U falëminderojë tej mase qeverisë dhe qytetarëve norvegjezë për këtë veprim” – deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ish- presidenti dhe kryeministri rus Dimitri Medvedev tha se Rusia po e përshpejton procesin e prodhimit të armave më të fuqishme.
“Për ne kjo situata është tej mase e vështirë dhe e komplikuar. Armiku ynë ndodhet në Evrop, Amerik të Veriut, Japoni, Australi, Zeland e Re, dhe në disa vende tjera të botës, të cilët u zotuan se do të mbështesin nacionalistët modern ukrainas”, - tha Medvedev në telegram.
Në ndërkohë autoritetet amerikane u ndaluan diplomateve rus që ti vizitojnë varezat e ushtareve sovjetik në bazat ushtarake në Alaskë.
Sipas ambasadës ruse në Uashington, autoritetet amerikane nuk kanë dhënë kurfarrë arsyetim shtesë për këtë vendim. (Rexhep Qamili, TVM2)
