Maqedoni
Parashikimi i motit
12.12.2022 08:33
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi lokal, kurse në malet kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore me borë të dobët. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës për shkak të ftohjes së konsiderueshme, në pjesët veriore do të ketë kushte për borë edhe në vendet më të ulëta.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2°C deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8°C deri në 14°C.
Në Shkup edhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe kushte për shi të dobët. Temperatura minimale do të ulet në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11°C.
