Botë

Iran, ekzekutimi i dytë për protestat anti-qeveritare

12.12.2022 08:52

Irani ka kryer ekzekutimin e dytë për protestat anti-qeveritare....

Irani ka kryer ekzekutimin e dytë për protestat anti-qeveritare. 

Ekzekutimi i Majidreza Rahnavard, vjen pasi gjykata revolucionare në Mashahd e dënoi atë për “luftë kundër Zotit”, një akuzë e dënueshme me vdekje. Ai pretendohej se kishte vrarë me thikë dy anëtarë të milicisë famëkeqe paramilitare Basij, gjatë protestave në nëntor. Gjykatat revolucionare të Iranit janë kritikuar nga ndërkombëtarët për shkak se nuk u lejojnë të pandehurve të zgjedhin avokatët apo të kenë qasje në provat që gjykatat kanë kundër tyre. 
 
Më 8 dhjetor, Irani kreu ekzekutimin e parë, duke varur protestuesin Moshen Shekari, pasi Gjykata Supreme e Iranit hodhi poshtë apelin e tij. Protestat aktuale në Iran janë shndërruar në sfidën më të madhe për udhëheqjen e vendit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë paralajmëruar Teheranin kundër shqiptimit të dënimeve me vdekje për protestuesit.