Botë

Ukraina sulmon bazën e mercenarëve të Wagner

12.12.2022 09:39

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë në fundjavë një sulm ndaj zyrave qendrore të grupit të mercenarëve Wagner...

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë në fundjavë një sulm ndaj zyrave qendrore të grupit të mercenarëve Wagner, në rajonin e Luhanskut në lindje të Ukrainës.
 
Sipas guvernatorit, Serhiy Haidai, hoteli ku takohej grupi në Kadiivka të Luhanskut u sulmua me artileri të rëndë, ndërkohë që nuk ka të dhëna për numrin e fataliteteve.
 
Fundjava u shoqërua me përleshje të ashpra në Ukrainë, ku forcat ruse bombarduan centralet e energjisë në Odesa, duke lënë më shumë se 1.5 milionë persona pa akses në energjinë elektrike.
 
Grupimi i Wagner përbëhet nga mercenarë të mbështetur nga Kremlini, të cilët veprojnë për interesat e tij. Kjo kompani e drejtuar nga Yevgeny Prigozhin është akuzuar shpesh herë për krime lufte dhe abuzime me të drejtat e njeriut në konfliktet ku ka marrë pjesë në Siri, Libi, Mali dhe Afrikën Qendrore.