Maqedoni

Aksioni policor i MPB-së, bastisje dhe arrestime në disa qytete të vendit

12.12.2022 11:19

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm janë kryer disa arrestime...

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm janë kryer disa arrestime në disa qytete të vendit. Në ndërkohë po kryhen kontrolle në mbi 20 lokacione dhe janë arrestuar më shumë persona.
 
Raportohet se objektiv i policisë është një grup i organizuar kriminal për kontrabandën e artefakteve dhe objekteve me vlera kulturore. MPB me detaje më të reja për hetimet pritet të dalë gjatë ditës.