Botë
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, Kurti: Do të mbrohemi me forcë dhe vendosmëri
12.12.2022 11:45
Edhe di..ën e sotme po vazhdojnë të qëndrojnë barrikadat në veri të Mitrovicës...
Edhe ditën e sotme po vazhdojnë të qëndrojnë barrikadat në veri të Mitrovicës, të vendosura nga serbët lokal pas arrestimit të ish-policit.
Ditët e fundit ka pasur incidente të shtuara në këtë pjesë të Kosovës, të shoqëruara edhe me shpërthime nga shok-bomba. Edhe përkundër apeleve nga ambasadat amerikane dhe britanike nga të dyja vendet Kosovë dhe Serbi, për heqje të barrikadave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media të dielën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kanë deklaruar se po presin nga KFOR-i heqjen e barrikadave. Kurti ka thënë se Serbia po synon rikthimin e luftës në Kosovë.
Në anën tjetër edhe në Serbi është mbajtur një mbledhje Këshillit të Sigurisë, derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se presin lirimin e ish-policit Pantiq, duke shtuar se serbët në Kosovë po i pret një periudhë e vështirë.
