Botë

Tensionet në veri, Eskobar dhe Chollet arrijnë në Kosovë

12.12.2022 12:00

Pas situatës së krijuar në veriun e Kosovës, për një vizitë dyditore po qëndron i dërguari special i ShBA-ve..

Pas situatës së krijuar në  veriun e Kosovës, për një vizitë dyditore po qëndron i dërguari special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, si dhe Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. 

Vizita e tyre ndodhë në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, kur grupet kriminale serbe në veri, kanë pamundësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimit të mallrave në Jarinjë dhe Bërnjak. Përveç në Kosovë, Chollet do të qëndrojë edhe në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë nga 11 deri më 17 dhjetor. 
 
Vizita e Gabriel Eskobar vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë dhe Beograd për t’u takuar me krerët e dy shteteve. 
 
Lajçak, ka thënë se gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është ripërsëritur thirrja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje. Ai ka thënë se janë duke punuar për çështjen e normalizimit të raporteve, teksa shtoi se “nuk ka më kohë për të humbur”.