Botë

Ukrainë, vazhdojnë luftimet intensive

12.12.2022 12:25

Pjesa lindore e Ukrainës është goditur nga sulme të shumta....

Pjesa lindore e Ukrainës është goditur nga sulme të shumta. Ushtria ukrainase tha se i rrëzoi dhjetë dronë të lëshuar nga Rusia, por pesë dronë të tjerë arritën të godasin infrastrukturën energjetike, duke i lënë kështu rreth 1.5 milion banorë pa rrymë. 

Sulmet me dronë të Rusisë në Odesa u kryen përmes dronëve të prodhuar nga Irani dhe ato kishin cak pika kyçe infrastrukturore të Ukrainës, tha një zyrtar ukrainas. Që nga tetori, Moska ka sulmuar pika kyçe të infrastrukturës energjetike të Ukrainës me predha dhe dronë.