Maqedoni

Situata në veri të Kosovës, Konjufca: Përgjegjës është Beogradi dhe Vuçiq

12.12.2022 14:46

Përgjegjësia për situatën në veri të Republikës së Kosovës dhe mundësinë e eskalimit të saj duhet të kërkohet në Serbi...

Përgjegjësia për situatën në veri të Republikës së Kosovës dhe mundësinë e eskalimit të saj duhet të kërkohet në Serbi dhe te presidenti serb Aleksandar Vuçiq, thot kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Vuçiç po përkrah banda krimeinele dhe orkestron gjithë situatën deklaroi Konjufca, duke shtuar se nuk do të lejohet që brenda teritorit të Kosovës presidenti sërb të komandojë përmes këtyre bandave. Konjufca gjithashtu tha se Republika e Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen e paqës dhe për këtë qëllim ndërmori veprime të koordinuara me SHBA-në dhe BE-në lidhur me targat dhe shtyerjen e zgjedhjeve. 
 
“Qëllimi i Sërbisë është i qarrtë por Kosova është për të kundërtën që situata të deeskalohet. Është radha e Sërbisë që të distancohet prej këtyrë grupeve të cilat bëjnë veprime të paligjshme dhe kriminalenë pjesën e veriut të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më e zëshme në dënimin e këtyre veprimeve të cilat janë drejpërdrejt të orkestruara nga ana e Beogradit dhe Beogradi këtv nuk po e fsheh. Çka është nga ana e Kosovës si përgjegjësi është që ne ta arrijmë sigurinë, implemenetimin e sigurisë në pjeën veriore të kosovës por në të njejtën kohë të mos bëjmë kompromis me sundimin e ligjit.”, tha Glauk Konjufca, kryetar i kuvendit të R. Kosovës.
 
Xhaferi: Mbështesim dijalogun deri në normalizim 
 
Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi deklaroi se Maqedonia e Veriut mbështet plotësisht dialogun Kosovë-Serbi deri në zgjidhjen përfundimtare të pranuar nga të dyja palët, marrëveshje që ofron paqe dhe stabilitet në rajon. 
 
“Mbështetje e plotë deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, të pranueshme për të dyja palët, marrëveshje me të cilën do të garantohet paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi i të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Natyrisht, marrëveshja e arritur për targat e regjistrimit me ndërmjetësimin e BE-së është akt i cili ndikon në uljen e tensioneve në Veri të Kosovës, është shenjë pozitive dhe nxitje për vazhdimin e negociatave deri në normalizimin e raporteve mes dy vendeve.”, tha talat Xhaferi, kryetar i kuvendit të RMV-së.
 
Marëdhëniet dypalëshe Konjufca dhe Xhaferi i kanë vlerësuar të frytshme dhe të ngushta. Sipas tyre dy vendet kanë qëllime të përbashkëta strategjike dhe gjeopolitike, duke nënvizuar integrimin euroatlantik. Pas takimit me kreun e kuvendit Konjufca është pritur edhe nga presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski. 
 
NAIM RAMADANI