Maqedoni

Laura Papraniku, fituese e çmimit “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin”

12.12.2022 15:00

Ministria e Kulturës ka publikuar emrat e dy fituesve të çmimit shtetëror për publicistikë dhe gazetari, “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin”....

Ministria e Kulturës ka publikuar emrat e dy fituesve të çmimit shtetëror për publicistikë dhe gazetari, “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin”. Për arritje në sferën e gazetarisë, çmimi sivjet i’u nda gazetares Laura Papraniku Bejtulla, ndërsa për arritje në publicistikë, fitues është Aleksandër Trajkovski. 
 
Laura Papraniku Bejtulla ka një karrierë të pasur në gazetari dhe kontribut të madh në trajtimin e temave të arsimit. Është po ashtu fituese në vite e  shumë çmimeve dhe mirënjohjeve. 
 
Çmimi “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin”, i ndarë për herë të parë në vitin 1969, është një nga çmimet më prestigjioze që jepen për arritje në sferën e publicistikës dhe gazetarisë. Çmimet fituesve do t’u ndahen  zyrtarisht më 21 dhjetor, në ceremoninë që do të organizohet në Kuvendin republikan.