Maqedoni
Transportuesit vazhdojnë protestat, Bytiqi: Qeveria e angazhuar për zgjidhje
12.12.2022 15:42
Transportuesit privatë vazhdojnë protestën, duke mbajtur të bllokuar bulevardin “Ilinden” rreth qytetit të Shkupit..

Transportuesit privatë vazhdojnë protestën, duke mbajtur të bllokuar bulevardin “Ilinden” rreth qytetit të Shkupit. Kjo pasi kërkesës së tyre për takim nuk i është përgjigjur kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Transportuesit kanë kërkuar takim edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shpresojnë se ky i fundit për dallim nga Arsovska do të gjej kohë për të dëgjuar hallin e tyre. Qeveria po bën gjithçka për të zgjidhur këtë problem që është në kopetencë të pushtetit lokal thot zëvendës Kryemisnitri Fatmir Bytiqi.
“Transporti privat është nën ingerencat e Qytetit të Shkupit sipas ligjit. Ne jemi duke bërë gjithcka në këtë drejtim. Qyteti i Shkupit ka financa të mjaftueshmë për të përmbushur nevojat e qytetarëve. Nga Qyteti I Shkupit duhet të ulen në bisedime me transportuesit privat, që ta zgjidhet ky problem, nëse një gjë e till nuk është e mundur, ne jemi këtu në sherbim të qytetarëve për ta zhgjidhur këtë problem, dhe cila do të jetë mënyra e zgjidhjes do të shohim, a do tia marrim ingerencat kryetares që Qytetit të Shkupit apo do të bëjmë dicka tjetër, do shohim.”, tha Zv/kryemisnitri Fatmir Bytyqi.
Taravari: Mbështetje transportuesve privat
Kreu i ASH-së Arben Taravari, ka bështetur transportuesit privat, ndërsa e quan jo korrekte sjellja e kryetares së qytetit të Shkupit, Daniella Arsovska, të cilës siç tha ai duhet ti merren kompetencat.
“Kanë të drejtë dhe kërkesën që e bëjnë transportuesit privat, eventualisht ti merren ingerencat dhe Qeveria të merret me këtë punë mëtutje…Ne jemi distancuar prej Arsovskes prej qershorit, nuk kemi asnje komunikim dhe ju e dini se ajo bashkpunon aktualisht me BDI-në, eshte ne kualicion me BDI-në në qytetin e Shkupit, kemi gabuar dhe ndjejë njëfar përgjegjësie sepse nuk e kemi njohur njeriun.”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Ndryshe protestuesit nuk përjashtojnë radikalizimin e protestave, por pa mos saktësuar se për çfarë hapa konkret bëhet fjalë.
FARIJE DAUTI BAKIU
