Botë
Veriu i Kosovës i bllokuar, reagojnë zyrtarët kosovar dhe ndërkombëtar
12.12.2022 16:23
Pjesa veriore e Kosovës ka vazhduar të mbetet e bllokuar, ndërsa njoftohet edhe për mbzllje të shkollave fillore dhe të mesme..
Pjesa veriore e Kosovës ka vazhduar të mbetet e bllokuar, ndërsa njoftohet edhe për mbzllje të shkollave fillore dhe të mesme. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe zyrtarë tjerë të shtetit të Kosovës, kanë kërkaur heqjen e barrikadave, ndërsa kanë akuzuar Serbinë se po kërcënon me luftë dhe kthim të trupave ushtarake në Kosovë. Përveç bllokadave dhe sulmeve të armatosura ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me kërcënime po përballen edhe politikanët serb të Kosovës, që nuk janë pjesë e Listës serbe dhe janë pjesë e institucioneve.
Konkretisht Politikanja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviç, është ankuar se është kërcënaur ajo dhe fëmijët e sajë. Ajo e bën përgjegjës presidentin serb Aleksandër Vuçiç për sigurinë e saj dhe të familjes së saj, që është në rrezik.
“Që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”, ka shkruar Trajkoviç në Twitter.
Për situatën e në veri të Kosovë dhe bllokimin e rrugëve, ka reaguar Ambasadori amrikan në Kosovës, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, shefja e dilomacisë gjermane dhe zyrtarë tjetrë të lartë evropian. Ata kanë kërkaur heqjen e barikadave dhe u kanë bërë thirrje palëve për tejkalimin e situatës së tensionuar.
Edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila ka kërkuar uljen e tensionave si dhe ka kritikuar retorikën e Serbisë për situatën e fundit. “Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar ajo në Twitter. Sipas saj edhe sulmet e fundit ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë janë të papranueshme.
Në Kosovë ndodhet edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili pas takimeve me presidenten Vjosa Osmani dhe Kryemisnitrin Albin Kurti pritet të përcjell mesazhe konkrete për situatën në veri të Kosovës.
Serbët në pjesën veriore të Kosovës kanë bllokuar rrugët, në shenjë proteste pasi autoritetet e Kosovës arrestuan ish-zyrtarin serb të policisë, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar sulme terroriste në Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë e Zubin Potok.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëraur se pas15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca serbe në Kosovë.
GYLTENE SINANI
