Maqedoni

Ekonomia e vendit dhe kllasterët, Bytyqi: kemi investuar në komuna, thithim investime

12.12.2022 16:57

Ekonomia e vendit po zhvillohet në kuadër të mobilitetit, konkurrencës dhe zhvillimit...

Ekonomia e vendit po zhvillohet në kuadër të mobilitetit, konkurrencës dhe zhvillimit, por duhet detektuar sfidat që ndërlidhen me tregun e brendshëm, konkurrencën dhe zhvillimit inkluziv, u tha në panel diskutimin për klasterin dy dhe tre të skrinugut dypalësh.
 
Zëvendëskryeminstri i ekonomisë Fatmir Byqtyqi optimist se eurointegrimi do të rris njëkohësisht edhe ekonominë e vendit.Tha se nga vitit 2015 kemi rritje sistematike të të hyrave të përgjithshme për komunat,  ndërkaq edhe qeveria po  angazhohet për investime kapitale.
 
“Janë investuar  mbi 250 milionë euro në komuna. Me programin TAV janë realizuar 94% të projekteve infrastrukturore që destinohen direkt për nevojat e qytetarëve me vlerë prej 50 milionë euro. Projektet realizohen me dinamikë të shkëlqyeshme. Vetëm brenda një viti kemi realizuar 80 % të preojekteve të filuara  ndërsa pjesa tjetër  so të jetësohet brenda kornizës së paraparë kohore deri më 2024. Në tre vitet e ardhshme  në komunat Veles, Radovish Tetovë, Aerodrom, Vrapçisht, Ohër Strumicë dhe në qytetin e Shkupit do të realizohen projekte inovative me vlerë prej 5,5 milion euro”, u shpreh zv/kryeministri për ekonomi Fatmir Bytytqi.
 
Përfaqësuesit e huaj: Komunat të jenë trasparente dhe të japin llogari
Panel diskutimi ngërtheu edhe dencentralizimin si parakusht për zhvillim ekonomik. Përfaqësuesit e huaj apelojnë për transparencë dhe llogaridhënie  nga pushtetit lokal.
 
“Jam e bindur se vetqeverisja lokale transparente dhe me llogaridhënie mund të përmirësojë qasjen shërbimeve publike kualitative, rritjen e efiçencës financiare si dhe përfshirje dhe particpim sociale. Decentralizimi është çështje komplekse dhe sensitive që kërkon partneritet mes pushtetit qendror dhe atij lokal”, theksoi ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Xhein.
 
“Cka mund të jetë arsyeja  që të dekurajon të jetosh dhe të punosh në vendlidje dhe të vish në Shkup e më gjerë?  Përgjgjia  adreson çështjen e besimit tek institucinet publike, kushteve demografike dhe sigurimit të punës”, u shpreh përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorjan.
 
Në kuadër të këtij organizimi u bisedua edhe për reformat, axhendën e gjelbërt  si dhe për resurset e bujqësisë. Diskutitmet për klasterët u organizuan nga ana e Sekretariatit për euorintegrime.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU