Maqedoni
Komisioni për financa dhe buxhet, përfundoi shqyrtimi i propozim buxhetit
12.12.2022 17:15
Komisionit për Financa dhe Buxhet përfundoi debatin rreth propozim buxhetit për vitin 2023...

Komisionit për Financa dhe Buxhet përfundoi debatin rreth propozim buxhetit për vitin 2023. Gajtë debatit të sotëm rreth amandamenteve të dorëzuara kryesishtë opozita, shumica prej tyre u refuzuan.
Lëvizja Besa përmes deputetit Bastri Bajrami ka kërkuar që të ndahen mjete për kanalizimin dhe ujësjellësin në trebosh, por theks të rëndësishëm kishte kërkesa e tyre për ndarjen e 100 milion denarëve për ndërtimin e rrugës Likovë, Gushincë, Malinë dhe Brezë.
“Me këtë amandament propozohet që në buxhetin e RMV të vitit 2023 të sigurohen 100 milion denarë mjete të nevojshme për ndërimin e rrugës nga Vetqeverisja Lokale për lidhjen e vendbanimeve në mjedisin rrural siq është rruga Likovë, Gushincë, Malinë, Brezë. Kjo rrugë lidhë Likovën dhe Çuçev Sandevën, dhe të dy Kryetarët janë të shumicës njëri I LSDM-së e tjetri I BDI –së, dhe besoj se këtë projekt duhet ta përkrahni, dhe pas kësaj lirishtë mund të dal të them se ju e keni bërrë këtë projekt”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Besa Bastri Bajrami.
Por edhe ky amandamentu u refuzua nga zv/ministri i Financave Filip Nikoloski. Edhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët Bajram Kadri ka propozuar që të ndahen mjete për ndërtimin e një galerie apo muzeu në Komunën e Gostivarit.
“Ky amandament rrjedhë nga një grup intelektualësh nga Gostivari të cilët disa herë I janë drejtuar I Ministrisë së Kulturës për të ngritë iniciativë për themelimin e galerie dhe muze të Qytetit të Goistivarit", theksoi deputeti i ASH-së, Bajram Kadri.
Pas përfundimit të shqyrtimit në komisioni amë Propozim Buxheti kalon në seancë plenare.
FITIM KRYEZIU
