Prishtinë, Escobar takime me Kurtin dhe Osmanin
Zëvendës ndihmës Sekretarit amerikan i shtetit...

Zëvendës ndihmës Sekretarit amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, ka vizituart Prishtinën, ku ka realizuar takime me kryemisnitrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani.
Vizita e Eskobar në Prshtinë vjen në rrethana kur situate në veri të Kosovës ndodhet e tensionuar për shkak të bllokadave serbe në rrugë dhe sulmet e armatosura ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës dhe EULEXIT.
Presidentja Osmani në takim ka shprehur falënderimin për mesazhin e qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe kërkesën për heqjen e menjëhershme të barrikadave e ndalimin e kërcënimeve dhe frikësimit të qytetarëve lokal, si dhe sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, zyrtarëve të komisionit zgjedhor dhe misionit të EULEX në Kosovë.
Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit të vendosura nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të dirigjuara nga Vuçiqi.
Ajo potencoi se sulmet ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare janë krime për të cilat autorët e këtyre sulmeve duhet të përballen urgjentisht me drejtësinë.
Në takim me emisarin Escobar, Osmani ka potencuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në procesin e dialogut, dhe se veprimet e Serbisë janë tentim për të minuar dialogun për njohje të ndërsjellë.
Situata në veri ka qenë temë edhe në takimin e Eskobar me kryeminsitrin Kurti, i cili është realizuar me dyer të mbyllura.
