Gjykata Themelore në Prishtinë, një muaj paraburgim për ish policin serb, Pantiq
12.12.2022 19:39
Gjykata Themelore në Prishtinë...

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Ai dyshohet për “kryerjen e veprës penale terrorizëm”, pasi u arrestua më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës.
Ai dyshohet se “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.
Pas arrestimit të tij, serbët lokalë ngritën gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
