Debat mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, RMV ka mangësi serioze në mbrojtjen e të drejtave

12.12.2022 20:15

Maqedonia e Veriut qëndron mirë në legjislacion...

Maqedonia e Veriut qëndron mirë në legjislacion për sa i përket mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, por ka mangësi serioze në zbatimin në praktikë, vlerësuan panelistët në debatin e organizuar nga QMBI.

Sipas profesorit universitar, Jeton Shasivari, korrupsioni mbetet problematika kryesore në shtet që ndikon drejtëpërdrejtë në cenimin e të drejtave të njeriut. Gjthashtu përmendi edhe mangësitë që ka Gjykata Kushtetuese në shtrirjen e kompetencave të saja.

“Kemi vetëm tre liri dhe të drejta që janë në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese. Mangësia e dytë është se vetëm personat fizikmund të kërkojnë, jo edhe personat juridik që poashtu nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Dhe një mangësi tjetër është që Gjykata Kushtetuese kur vendos për ankesat kushtetuese edhe pse me rregulloren e saj e ka obligim që të mbaj séance verbale, këtë nuk e respekton”  - tha profesori universitar, Jeton Shasivari.

Ndërkaq dekani në fakultetin juridik të UT-së,  Jusuf Zejneli, u shpreh se njeriut të drejtat dhe liritë mund ti cenohen edhe nga ana e organeve të administratës.

“Mos të na ndodh që gjatë realizimit të ndonjë shërbimi public të një qytetari, ai të penalizohet në mënyrë direkte apo indirekte nga ana e organeve të administrates, sepse shpesh-herë ne përmendim se fokusi është te gjyqsori, sepse duhet të mbron të drejtat dhe liritë e njeriut, dakord, por fokusi duhet të jetë edhe te organet e administrates shtetërore” – u shpreh profesori universitar, Jusuf  Zejneli.

Debati publik temë “Ankesa kushtetuese si instrument juridik i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit të RMV-së”, u organizua me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. (Ersan Pajaziti, TVM2)